Ish-legjenda e Bayernit dhe Liverpoolit godet Xhakën (Foto)

PUBLIKUAR

Dietmar Hamann, ish-reprezentuesi i Gjermanisë, mendon se Granit Xhaka deri më tani ka qenë një zhgënjim te Arsenali

Granit Xhaka deri më tani ka qenë një zhgënjim te Arsenali. Kështu mendon ish-legjenda e Bayern Munichut dhe Liverpoolit, Dietmar Hamann.

Kosovari me pasaportë belge, i cili iu bashkua Arsenalit për 35 milionë funte nga Monchengladbach, deri më tani ka luajtur si titullar në vetën 16 ndeshje.

Kurse, ish-anëtari i Baselit ka munguar në shtatë ndeshje për shkak të pesë kartonëve të verdhë dhe dy të kuq, shkruan Daily Express, përcjell Gazeta Express.

“Ai ka qenë një zhgënjim i madh. Ai zhytet brenda dhe e largon veten prapë, ai jep goditje qesharake dhe e suspendon veten”, ka deklaruar Hamann.

“Xhaka është një lojtar i aftë dhe shpresojmë se ne do e shohim këtë në vitet në vijim, por deri më tani ai nuk ka jetuar në pritje të mëdha. Ai u ka shkaktuar atyre më shumë probleme sesa të mira këtë sezone”, ka shtuar gjermani. /Express.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...