Mourinho reagon pas shkarkimit të Ranierit

PUBLIKUAR

Menaxheri i Manchester Unitedit, i cili u shkarkua një vit pasi fitoi titullin me Chelsean, ka fjalë inkurajimi për trajnerin italian Claudio Ranierin

Jose Mourinho ka lë një mesazh në llogarinë personale në Instagram pas shkarkimit të Ranierit prej zyrtarëve të Leicester Cityt.

Kampionët e Ligës Premier dje e kanë shkarkuar italianin, përkatësisht një ditë pasi “Dhelprat” pësuan humbje prej 2-1 kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.

“Kampioni i Anglisë dhe FIFA-menaxher i vitit është shkarkuar. Ky është futbolli i ri Claudio. Qeshu mik. Askush nuk mund ta fshij historinë që ke shkruar”, ka shkruar Mou në Instagram.

Leicester City zë pozitën e 17 në renditjen tabelore të ligës elitare angleze me vetëm pesë fitore në kampionat nga 25 ndeshje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...