Për të shmangur ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, nevojitet angazhim më i madh i BE-së

PUBLIKUAR

Kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme të: Shqipërisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Ceke, Estonisë, Maltës, Holandës, Irlandës, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Luksemburgut, Malit të Zi, Turqisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Parlamentit Evropian u takuan në samitin e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme në Prishtinë, i cili mbajt më 19-21 shkurt.

Ata diskutuan për procesin e integrimit në BE të vendeve të mbetura të Evropës Juglindore, bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, krizën e imigrimit/refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, ata përsëritën rëndësinë që ka një perspektivë e qartë e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë si një garanci për paqe, prosperitet, stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Evropës.

Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë:

Kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme të: Shqipërisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Ceke, Estonisë, Maltës, Holandës, Irlandës, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Luksemburgut, Malit të Zi, Turqisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Parlamentit Evropian u takuan në samitin e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme në Prishtinë, i cili mbajt më 19-21 shkurt 2017, dhe diskutuan për Procesin e integrimit në BE të vendeve të mbetura të Evropës Juglindore, Bashkëpunimin Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, Krizën e Imigrimit/Refugjatëve dhe Luftën kundër Terrorizmit dhe Radikalizmit në rajon dhe u pajtuan si më poshtë:

Pjesëmarrësit:

– Përsëritën rëndësinë që ka një perspektivë e qartë e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë si një garanci për paqe, prosperitet, stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Evropës.

– Mbështetën reformat që janë ndërmarrë në vendet e Ballkanit Perëndimorë në kërkim të integrimit të plotë në BE, si një instrument, që do të krijoj mundësi për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre.

– Kërkuan angazhim më të madh të BE-së në Ballkanin Perëndimor për të shmangur rreziqet e mundshme që mund të ndodhin nga ndikimi i akterëve të tjerë, si dhe nga ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm, që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë negativ në paqe, prosperitet, stabilitet dhe siguri në rajon dhe në vetë BE-në.

– Kërkuan që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët mbeten të privuar nga liria e lëvizjes në zonën Shengen, të përfundoj me sukses.

– Përsëritën rëndësinë e madhe të një bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në Ballkanin Perëndimor duke i përdorur më mirë disa iniciativa rajonale, përfshirë edhe Procesin e Berlinit, në arritjen e qëllimit për integrime Euro-Atlantike.

– Përsëritën që Kosova ka nevojë për mbështetje, që të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare siç është INTERPOL-i, si garanci për përforcimin e sigurisë përmes shkëmbimit të inteligjencës dhe informacionit përkatës në ballafaqimin e sfidave dhe kërcënimeve të pazakonta, hibride dhe atyre transnacionale në rajon dhe në tërë Evropën.

– U dakorduan që Diplomacia Parlamentare duhet ta luaj rolin e saj në avancimin e Bashkëpunimit Konstruktiv Rajonal, në mënyrë që rajoni të jetë në gjendje të përfitoj nga anëtarësimi në organizatat rajonale dhe globale, si dhe të luaj një rol të rëndësishëm në këto organizata.

– Theksuan rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme në lidhje me krizën e refugjatëve në përputhje me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe të solidaritetit si kundërpërgigje ndaj qëndrimeve ksenofobe dhe raciste. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shihen si pjesë përbërëse e gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për krizën e refugjatëve, për më tepë bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të të gjitha shteteve është thelbësor për ta trajtuar krizën e tillë.

– Përmendën shembujt e mirë të integrimit të refugjatëve në shoqëri, dhe bënë thirrje për angazhim nga shtetet pritëse, në një proces të tillë.

– Shprehën angazhimin në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon, në bashkëpunim me NATO-n dhe akterët e tjerë Euro-Atlantik.

– Përsëritën rëndësinë e madhe të bashkëpunimit rajonal në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës, që shërben për të luftuar, në mënyrë më efikase, kundër terrorizmit dhe radikalizmit, në koordinim me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së si dhe akterët e tjerë të rëndësishëm euroatlantik.

– Theksuan rëndësinë e një sistemi arsimor të konsoliduar, të një game të gjerë të masave parandaluese dhe programeve, të rolittë shoqërisë civile në parandalim dhe riintegrim, theksuan që arti, kultura dhe një sistemi funksional politik dhe ekonomik gjithashtu luajn rol në parandalimin e rritjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri.

– Theksuan nevojën për të konsoliduar kornizën ligjore dhe atë institucionale, në mënyrë që shetet të jenë në gjendje t’i luftojnë në mënyrë efektive kërcënimet ndaj sigurisë, siç janë terrorizmi dhe radikalizmi.

– Theksuan se është e rëndësishme që të ketë aktivitete dhe masa konkrete për ri-integrim dhe ri-socializim të të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj”, të cilët ishin të përfshirë në konflikte dhe janë kthyer në vendin e origjinës.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...