Gianluigi Buffon e tregoi edhe një herë madhështinë që ka duke e ruajtur portën pa pësuar gol në ndeshje kundër Portos mbrëmë në Ligë të Kampionëve.
Juventus fitoi 2-0 pasi Alex Telles i Portos u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 27 minutave lojë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak për shumicën e ndeshjes, transmeton Express.
Portieri italian që i ka mbrojtur ngjyrat e kombëtares italiane plot 167 herë njihet për ruajtjen e portës pa pësuar gola në shumë ndeshje gjatë karrierës së tij, duke e mbajtur rekordin për më së shumti minuta pa pësuar gol në Serie A, më së shumti lojë të njëpasnjëshme pa pësuar gol, më së shumti ndeshje pa pësuar gol në një sezon dhe më së shumti ndeshje pa pësuar gol në përgjithësi./Express/



