QUINT-i pro ratifikimit të Demarkacionit

PUBLIKUAR

Pozita dhe opozita nuk po lëvizin nga pozicionet e tyre sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, ndonëse miratimi i kësaj marrëveshjeje është njëra nga dy kriteret, përfshirë këtu edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE).

Në anën tjetër, përfaqësuesit e shteteve më me ndikim në Kosovë, ata të SHBA-së e të Gjermanisë, thonë se pa e ratifikuar Marrëveshjen e Kufirit me Malin e Zi dhe pa e luftuar korrupsionin s’ka liberalizim të vizave për Kosovën.

Zëdhënësi i ambasadës gjermane në Kosovë, Marten Menger, ka thënë për “Zërin” se liberalizimi i vizave tani është kompetencë e Komisionit Evropian, megjithatë ka nënvizuar se Kosova ende nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara.

“Çështja e liberalizimit të vizave është kompetencë e Komisionit Evropian. Kosova tashmë ka plotësuar një numër të madh të kritereve për liberalizimin e vizave, mirëpo kriteret përkitazi me Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi dhe me dëshmimin e luftimit të korrupsionit kanë mbetur pa u përmbushur”, ka thënë Minger për gazetën “Zëri”.

Ai ka shtuar se Ambasada gjermane nuk mund të japë ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë kjo pasi që, siç thotë ai, përmbushja e kritereve është detyrë e Qeverisë kosovare

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...