Gabigol ëndërron këtë numër në Inter

PUBLIKUAR

Gabriel Barbosa thotë se do të ishte diçka speciale për të që ta veshë fanellën me numrin 10 sezonin e ardhshëm

Stevan Jovetic la të lirë numrin 10, pas huazimit te Sevilla, skuadër në të cilën mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, pasi nuk bën pjesë në planet e Stefano Piolit.

Nëse kjo ndodh, atëherë numri 10 do të jetë i lirë, të cilin duket se ëndërron ta ketë në fanellën e tij sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa.

“Do të ishte nder që ta veshi fanellën e Interit me numrin 10”, tha Gabigol, i cili shtoi: “Shpresoj se do të luaj më shumë, në mënyrë që të ftohem edhe nga Brazili”.

“Jam shumë i lumtur për golin e parë, kam punuar shumë për këtë. Shokët më thanë se mund të jetë ndeshje speciale për mua. Pasi shënova, në stadiumin ku gjithashtu edhe Ronaldo shënoi golin e parë për Interin, festova shumë së bashku me bashkëlojtarët dhe tifozët. Ish i përgatitur që të luaj dhe kur ju jeni gati, gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Gabigol. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...