Krimi në Shtërpcë: Kjo është gjendja e foshnjës 40 ditëshe që u ther nga babai

PUBLIKUAR

Pas tmerrit të së hënës mbrëma që ndodhi në Shtërpcë, ku babai i binjakëve theri me thikë të dy fëmijët e tij, duke e lënë njërin të vdekur e tjetrin të plagosur rëndë, ky i fundit thuhet se është jashtë rrezikut për jetë

Foshnja 40 ditëshe, arriti t’i shpëtojë plagëve të marra në stomak nga thika që e sulmoi babai Dejan Krstiçiq nga Shtërpca.

Qendra Klinike e Nishit ka konfirmuar se foshnja do të shërohet shpejtë, pasi fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të organeve të brendshme vitale, njofton Express.

Foshnja me Inicialet N. K (Krstiçiq) thuhet se po mbahet në Klinikën e Pediatrisë dhe se iu është nënshtruar një trajtimi kirurgjik në spitalin e Fëmijëve në Qendrën Klinike në Nish.

Gazeta Express ka qëndruar dje në vendin ku ndodhi krimi në Shtërpcë dhe ka arritur të flasë më komshinjtë e autorit të krimit, por edhe me familjarë.

Dejan Krsitiçiq ishte profesor i lëndës së edukatës fizike në shkollës e mesme të Shtërpcës. Kolegët e tij dhe komshinjtë e përshkruan si njeri të mirë dhe të qetë.

Mirëpo, plagosja në bark nuk ishte e vetmja. N.K u plagos nga babai Dejan Krsitçiq edhe në fytyrë. Këtë e thonë mjekët pasi i panë shenja të thikës në fytyrë.

Vëllai i tij binjak vdiq po atë ditë që u krye sulmi, rrugës për në Graçanicë

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...