SË SHPEJTI NIS PROJEKTI ,” MBËSHTETJE FAMILJARE PËR FËMIJËT PA PËRKUJDESJE PRINDËORE”

PUBLIKUAR

1477461_864536270224853_315535890107486978_n

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim, Mara Bernasconi, nga organizata humanitare” Amici dei Bambini”, e cila mbështet Qendrat për Punë Sociale, rreth strehimit familjar në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar, strehimi familjar, për fëmijët pa kujdes prindëror në komunën e Lipjanit.

Mara Bernascioni, tha se organizata “ Amici de Bambini”, në kuadër të aktiviteteve të saj, ofron mbështetje për Qendrat për Punë Sociale, në këtë rast edhe për komunën e Lipjanit. Po ashtu ajo tha se qëllimi i këtij projekti është t’i garantohet çdo fëmije të privuar nga kujdesi prindëror, mundësia për të jetuar në një ambient të tipit familjar.

Ndërsa kreu komunal, Imri Ahmeti, tha se, së bashku me Qendrën për Punë Sociale, dhe departamentin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të rishikohen gjitha mundësitë për implementimin e këtij projekti.

Ahmeti po ashtu është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, në mënyrë që t’iu dilet në ndihmë gjithë atyre fëmijëve që janë pa përkujdesje prindërore në komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...