“Të gjitha elementet kimike, gjenden në Kosovë”

PUBLIKUAR

ldquo-t-euml-gjitha-elementet-kimike-gjenden-n-euml-kosov-euml-rdquo_hd

 Shpërndaje në facebook0 Tweet0 Share “Të gjitha elementet kimike, gjenden në Kosovë” 0 shares 0 komente 0 Share 0 Tweet 0 Share Sanda Raskoviv-Ivic, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka pasuri tepër të mëdha nëntokësore. Madje, ajo pohon se praktikisht çdo element kimik që gjendet në Sistemi Periodik – tabelën e Mendelejevit – ndodhet edhe nëntokën e Kosovës. “Ne kemi pasuri shumë të mëdha në Kosovë.

Ashtu siç kanë burime rusët në Siberi, edhe ne kemi burime në Kosovë. Kosova është Siberia serbe, për shkak se praktikisht çdo gjë që është në tabelën e Mendelejevit, ndodhet këtu. Ky është aduti jonë i fortë, dhe në bazë të kësaj ne mund të flasim edhe me gjermanët e edhe me rusët”, tha ajo, transmeton Telegrafi. Sipas saj, “në Kosovë, përveç lidhjes shpirtërore, ka pasuri të mëdha natyrore në formën e elementeve kimike, të tilla si americiumi, kalifornium, darmstadtium ose europiumi”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...