“Mbreti” i drogës mori pasaportën në Lipjan

PUBLIKUAR

“Mbreti” i drogës mori pasaportën në Lipjan

Kontrabanduesi i drogës, Safet Kaliq, i dyshuar për shpëlarjen e mbi 7 milionë eurove të fituara nga shitja e drogës, shtetas i Malit të Zi, i është siguruar pasaportë false në mes të Kosovës me vulë zyrtare. Kaliqit i është ndryshuar emri në Rifat Muriq në pasaportën e Kosovës, e cila mban edhe vulën për regjistrim civil në Lipjan. Burime të gazetës “Zëri” tregojnë se ai ka jetuar për një kohë në Kosovë gjatë së cilës periudhë i është përgatitur edhe pasaporta. Me këtë dokument Kaliqi ka arritur që të depërtojë në Evropë përmes Kosovës.

Shtetasi i Malit të Zi, Safet Kaliq, i shpallur në kërkim ndërkombëtar tash e sa vite me dyshime për shpëlarjen e 7.3 milionë euro, të hënën mbrëma është arrestuar në Austri, bashkë me dokumentet false “Made in Kosova”.

Urdhërarrestimi ndërkombëtar është lëshuar në gusht të vitit 2011, ndërsa vetëm tre muaj para kësaj ai ishte pajisur me letërnjoftim e pasaportë të Kosovës…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri) 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...