Opozita kërkon hetim për pranimin e kuadrit për regjistrimin e bujqësisë

PUBLIKUAR

PDK-ja, Dega e Lipjanit, ka kërkuar të mërkurën hetim emergjent nga Kuvendi i kësaj komune lidhur me pranimin e kandidatëve për regjistrimin e bujqësisë në këtë komunë.

PDK-ja, si bartëse e opozitës në Lipjan njëherësh ka akuzuar ekzekutivin e Lipjanit në krye me Imri Ahmetin se ka pranuar kandidatë militantë, anëtarë dhe simpatizues të partive në pushtet.

“PDK-ja kërkon hetime urgjente për këtë punë, pasi vlerëson se ekzekutivi i Komunës së Lipjanit ka bërë skandalin e radhës lidhur me pranimin e kandidatëve për regjistrimin e bujqësisë në këtë komunë. Me këtë rast militantët, anëtarët dhe simpatizuesit e partive në pushtet u rehatuan në listën përzgjedhëse, duke përjashtuar kandidatët me kualifikime adekuate nga kjo fushë.

Kuvendi i Lipjanit duhet të formojë një komision hetimor për shkeljet e bëra në përzgjedhjen kandiduese me motive politike dhe familjare”, ka thënë Lulzim Rrustemi, nënkryetar i PDK-së, Dega e Lipjanit. (Në gjerësisht sot në Koha Ditore) 

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...