Takohen Imri Ahmeti e Miro Kovaç deputet i Parlamentit të Kroacië (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur sot në zyrën e tij deputetin e Parlamentit Kroacisë, Dr. Miro Kovaç, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kroacisë, i cili shoqërohej nga Deputetët e Parlamentit të Kosovës Ismet Beqiri, Teuta Rugova si dhe këshilltari nga ambasada Kroate, Miljenko Nenadic.
Në kë rast, siq njoftoi Komuna e Lipjanit, Kryetari Ahmeti e ka njoftuar deputetin Kroat për zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit si dhe e ka njoftuar atë se si jetojnë komunitetet jo shumicë në në Lipjan, me fokus të veçantë ata u njoftuan nga kreu lipjanas për komunitetin Kroat që jeton në Janjevë.


Nga ana tjetër deputeti Kroat, Dr. Miro Kovaç e ka falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për pritjen si dhe ka uruar atë për angazhimin e vazhdueshëm që po bënë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Lipjanit në përgjithsi e kroatëve të Janjevës në veçanti.

/LipjaniNews/

IMG_8303

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...