‘Ibrahimovic është i jashtëzakonshëm’

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se sulmuesi suedez i United është i jashtëzakonshëm.

Po ashtu, sipas Giggs, Ibra ka ngjashmëri me ish-legjendën e United, francezin Eric Cantona, për shkak të mënyrës se është adaptuar ndaj presionit në Manchester për t’u bërë lojtari kryesor, transmeton Express.

Ibra ka mahnitur që prej se ka ardhur në Old Trafford si transfer i lirë në muajin korrik të vitit 2016, duke shënuar 15 gola në 24 ndeshje në Premier League.

“Mendoj se ka ngjashmëri për shkak të vetëbesimit që ata kanë në aftësitë e veta dhe golat që kanë shënuar,” ka thënë Giggs.

Ai ka thënë se është e pabesueshme se si Ibra është kaq i përgatitur në këtë moshë.

“Ai gjithmonë është i shëndoshë për moshën që ka për të luajtur si qendër-sulmues dhe për të shënuar golat që po i shënon, është thjesht e jashtëzakonshme,” ka shtuar Giggs./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...