‘Të Kuqtë’ gjunjëzohen para Mbretërve

PUBLIKUAR

‘Të Kuqtë’ gjunjëzohen para Mbretërve

Jo me shumë mund, Real Madridi e ka mposhtur Liverpoolin para tifozëve në Anfield (3-0) në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Nikoqirët nuk e filluan keq sfidën, mirëpo shumë shpejt erdhi në pah fuqia mbretërore.

Një superasistim të James Rodrigez e shfrytëzoi Cristiano Ronaldo për të thyer tabunë dhe për ta shënuar golin e tij të parë në Anfield dhe të tretin në përgjithësi kundër Redsave (23’). Në ndërkohë ky ishte goli i 70-të në Ligën e Kampionëve (një më pak se rekordmeni Raul).

Pas gjysmë ore lojë, Toni Kroos dërgoi një krosim të bukur në zonë dhe Karim Benzema shënoi me kokë (30’).

Sulmuesi francez e shënoi edhe golin e dytë personal (41’) dhe vulosi fatin e kësaj ndeshjeje që në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë, vendasit u përpoqën të ndryshonin diçka, mirëpo nuk mund të bënin asgjë përballë ekipit të Carlo Ancelottit që nuk shënoi gola të tjerë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Baseli ka pranuar gol në minutat e fundit dhe e ka humbur ndeshjen nga Ludogorets Razgrad me rezultat 1-0.

Real Madridi, nga tri ndeshje ka tri fitore, pra nëntë pikë. Tri skuadrat tjera kanë nga tri pikë, pas tri xhirove të para. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...