Wenger: Perez meriton të paraqitet më shumë te Arsenali

PUBLIKUAR

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur pas fitores kundër Sutton Unitedit.

Këtë të fundi skuadra londineze e mposhti me rezultat 2-0 dhe me këtë rast ka siguruar një biletë për në çerekfinale të FA Cup.

Wenger pohoi se sulmuesi spanjoll Lucas Perez e meriton të ketë më shumë minuta në fushë, transmeton Telegrafi.

“Kam shumë sulmues. Unë kam në dispozicion Olivier Giroudin, Danny Welbeckun, Theo Walcottin, Alexis Sanchezin si dhe Lucas Perezin.

“Është e vërtetë se Perez meriton më tepër sepse shënon gola dhe është një lojtar i mirë”, tha trajneri francez.

Spanjolli thuhet se është i vendosur të largohet në fund të sezonit prej skuadrës së Ligës Premier pasi që nuk po hapësirë të mjaftueshme nën urdhrat e Wengerit.

Vlen të theksohet se Perez realizoi golin e parë të Arsenalit kundër Sutton Unitedit në FA Cup.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...