PDK-ja e LDK-ja në ‘luftë’ për Doganën

PUBLIKUAR

Posti i drejtorit të Doganave ka futur në “luftë” dy partnerët e koalicionit qeveritar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kontestuar zgjedhjen e drejtorit të ri. Por, në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se procesi ka qenë i rregullt, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Zgjedhja e Bahri Berishës për drejtor të ri të Doganave të Kosovës ka futur në “luftë” dy partnerët e koalicionit qeveritar, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për të ardhur në këtë pozitë Berisha ka pasur përkrahjen e LDK-së, ndonëse në garë për këtë pozitë ka qenë edhe Lulzim Rafuna, ish-drejtor i Doganave, ku nën menaxhimin e këtij të fundit Dogana viteve të fundit në masë të madhe ka rritur të hyrat për buxhetin e shtetit.

Ditë më parë ish-kreu i PDK-së, aktualisht presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, e ka konsideruar si të jashtëligjshëm procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri.

Por, të hënën, disa ditë më vonë, Ministria e Financave (MF) e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti i LDK-së ka sqaruar opinionin se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri është konform procedurave të parapara…

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...