“Kush nuk dëshiron të luajë në Madrid?”

PUBLIKUAR

Agjenti i Nicolas Otamendit ia ka bërë me sy Real Madridit

Agjenti i mbrojtësit të Manchester Cityt, Nicolas Otamendi, ka thënë se klienti i tij do të gëzohej shumë nëse do t’i jepej një mundësi të luajë për Real Madridin.

Martin Sendoa, agjenti i argjentinasit, tha për Radio Continental se Otamendi do të ishte tejet i interesuar për t’u rikthyer në La Liga, nëse vjen ndonjë ofertë nga gjigantët spanjoll.

“Nico është i lumtur te Manchester City. Por, kush nuk do të dëshironte të luajë në Real Madrid? Është klubi më i madh në botë”, ka thënë agjenti i lojtarit.

“Gjithashtu edhe Barcelona e ka monitoruar lojtarin që kur ka qenë në Valencia”, shtoi më tej Sendoa.

Por, kjo vështirë se do të ndodhë. Real Madridi nuk dëshiron të shpenzojë para për një mbrojtës, pasi tashmë kanë gjetur pasardhësin e Pepes. Ai është mbrojtësi i ri i huazuar te Eintracht Frankfurt, 20 vjeçari spanjoll, Jesús Vallejo. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...