Roma ka rrëmbyer pozitën e dytë në Serie A, të cilën e mbajti Napoli për pak orë pas fitores 4:1 ndaj ChievoVerona
Roma e Luciano Spallettit nuk ka të ndalur. Në xhiron e 25’të në Serie A, romakët mposhtën 4:1 Torinon, në ndeshjen që u zhvillua në Olimpico, shkruan Gazeta Express.
Golat për Romën i shënuan Leandro Daniel Paredes, Mohamed Salah, Radja Nainggolan dhe sulmuesi Edin Dzeko, për të cilin ishte i 19’ti deri më tani në Serie A, duke u barazuar me Gonzalo Higuainin.
Derisa golin e nderit për Torinon e shënoi Maxi Lopez. Pas kësaj fitore, Roma ka rrëmbyer pozitën e dytë me 56 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Juventusi. /Express/


