Në Lipjan rrugët të kalueshme, por me kujdes të shtuar!

PUBLIKUAR

Të gjitha rrugët në Lipjan janë të qarkullueshme por me kujdes të shtuar.

Heset Sahiti, Drejtor i shërbimeve publike në Lipjan tha se kompania e angazhuar  nga autoritetet komunale të Lipjan është në teren dhe se po bënë pastrimin borës së fundit që ka rënë.

“Jemi në kontaktë me kompaninë, rrugët e qytetit gati janë në përfundim”, tha Drejtori Sahiti për LipjaniNews

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto reshje me intensitet të ulët do të vazhdojne edhe sot në pjesën e parë të ditës duke krijuar shtresa të ulëta të borës.

Temperatura më e ulët u shënua 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë. /LipjaniNews.com/ 

FotoIlustrim

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...