Lipjan, Naser Bytyqi kalon në AAK (FOTO)

PUBLIKUAR

Doktori dhe aktivisti Dr. Naser Bytyqi nga sot është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, njoftoi AAK-Lipjan.
Aderimin e tij Dr. Bytyqi e ka bërë publike gjatë ditës së sotme në një takim me kryetarin e Degës së AAK-së në Lipjan Dr. Fitim Selimi, në selinë e AAK-së.
“Dr. Naser Bytyqi theksoi tri arsye kryesore të cilat e shtynë atë të bëhet pjesë e Aleancës:
Jënë tri arsye që më shtynë t’i bashkohem AAK-së dhe vizionit të saj.
Së pari është lideri i pa kontestuar z. Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, thotë AAK-ja.


Kryetari i Degës së AAK-së në Lipjan Dr. Fitim Selimi me të cilin kemi bashkërrugëtuar shumë gjatë, si para, gjatë dhe pas luftës.


“Së treti janë njerëzit e AAK-së në Lipjan, me të cilët kam pasur gjithmonë raporte korrekte, profesionale dhe shoqërore e me të cilët besoj që edhe në politikë do të jemi kontributdhënës për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në anën tjetër Kryetari i Degës së AAK-së Dr. Fitim Selimi, tha se gatishmëria e Dr. Naser Bytyqit për t’iu bashkuar AAK-së është inkurajim për të dhe gjithë AAK-në dhe se bashku do të vazhdojnë të punojnë pa hile ashtu siç kanë bërë në të gjitha periudhat”, thuhet në komunikatë./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...