Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj dëmtimit të autobusit të ri, një ditë pasi u vënë në funksion.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai e ka quajtur të kotë përpjekjet e tilla për shkatërrimin e gjërave pozitive në vend.
“Kot e kanë! Prishtina po bëhet”, ka shkruar shkurt ai.
Ndryshe, për nder të Ditës së Pavarësisë në rrugët e kryeqytetit 30 nga 51 autobusët e premtuar nga kryetari Shpend Ahmeti filluan të mbajnë linjat e tyre.



