Marotta: Juventus nuk ka gjasa ta transferoj këtë yll (Foto)

PUBLIKUAR

Giuseppe Marotta, drejtori sportiv i Juventusit, ka konfirmuar se kampioni i Italisë nuk ka gjasa ta transferoj Marco Verratti nga Paris Saint-Germain.

“Jam shumë i lumtur për të dhe për ekipin tonë kombëtar”, ka thënë Marotta për Mediaset Premium pas fitores ndaj Palermos me rezultat 4:1.

“Ai është lojtar i madh i cili na pëlqen. Unë mendoj se është utopike të mendojmë për të për shkak se PSG janë të fokusuar në të dhe nuk kemi asnjë mundësi ta transferojmë’, ka theksuar ai.

Gjatë këtyre muajve është përfolur shumë për rikthimin e Verratti në Itali. Por, edhe vetë lojtari ka zbuluar se do të mbetet në Paris. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...