“PSG-ja e ka eliminuar Barcelonën, është kualifikuar në çerekfinale të Championsit”

PUBLIKUAR

David Trezeguet beson se Paris Saint Germain tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se ka ndeshjen kthyese për ta zhvilluar në Camp Nou

Nëse PSG-ja eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve, që tashmë e ka bërë këtë sipas David Trezeguet, pas fitores prej 4:0 në ndeshjen e parë, mund ta fitojë krejtësisht këtë titull.

Ish sulmuesi i Juventusit tashmë në pension, beson se PSG-ja tashmë është kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare, pavarësisht se do të luhen edhe 90 minuta, kësaj radhe në Camp Nou.

“Pavarësisht se do të luhet ndeshja e kthimit, PSG-ja tashmë janë të kualifikuar në çerekfinale dhe janë ndër favoritët kryesor për ta fituar krejtësisht atë”, tha Trezeguet.

“Paris Saint-Germain mori fitore duke bërë paraqitje mbresëlënës. Ekipi tregoi kualitetet që ka dhe mposhti 4:0 Barcelonën duke bërë paraqitje të mrekullueshme”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...