Tërmkolli, për seancën e shpalljes së pavarësisë: Qëndrova ulur, e injorova himnin dhe flamurin e Kosovës

PUBLIKUAR

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, gjatë seancës së Kuvendit kur u shpall pavarësia e Kosovës, ishte deputetja e vetme që nuk u ngrit në këmbë gjatë intonimit të himnit të ri të Republikës.

Ajo injoroi himnin, si dhe flamurin (me hartë dhe yje), në shenjë revolte ndaj institucioneve të cilat thotë se anashkaluan dhe përbuzën propozimin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova (flamuri i “Dardanisë” dhe himni “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”).

“Atë ditë nuk jam çu në këmbë. Kam pasë propozime tjera”, ka thënë ajo, teksa shton se një pjesë të fajit për mosrealizimin e “amanetit të Rugovës” ia len edhe bashkëpartiakëve të saj.

“Këta komandantët (OVL-UÇK) që e kanë djeg (flamurin e “Dardanisë”), e edhe një pjesë e LDK-së s’kanë dashur ta shtyjnë këtë projekt. Premtimet për ta kthyer flamurin e Dardanisë nuk janë përmendur asnjëherë. Bsoj se një ditë ajo do të bëhet”, ka thënë Tërmkolli. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...