Ja si u festua dita e Pavarësisë së Kosovës në Lipjan

PUBLIKUAR

Si asnjeher më parë Komuna e Lipjanit nën patronatin e Kryetarit Imri Ahmeti organizoi aktivitete të shumta për nderë ë Ditës së Pavarësisë së Kosovës, thotë Komuna.

Sot në mënyrë madheshtore është shënuar kjo ditë e madhe në Komunën e Lipjanit fillimisht është mbajtur mbledhja solemne e organizuar nga Kuvendi i Komunës të cilën e ka udhëhequr kryesuesja Vlora Limani -Hajnuni, pastaj delegacionet e komunës të prirë nga Kryetari Imri Ahmeti në shenjë respekti dhe përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan për lirinë e Kosovës kanë bërë homazhe duke vendosur kurora lulesh pranë dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit.
Po ashtu, siq njoftoi komuna lipjanit në këtë dite feste kreu lipjanas Imri Ahmeti i shoqëruar nga Kryetari i Bashkësisë së Fushë Arrëzit Frank Tuci kanë qendruar në fabriken e lëngjeve MS Quality në Lipjan për të uruar fillimin e mbarë të punimeve.
kurse në orët e pasditës është mbajtur koncert festiv në shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ku kanë përformuar këngëtarë të estradës kosovare dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve – Lipjani, në të cilin koncert i argëruan një numër i madh qytetarëve lipjanas.
Ndërsa, në orët e vona është zhvilluar finalja në turnirin “Kupa e Pavarësisë”, ku për ekipin fitues i pari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe homologu i tij nga Fushë Arrezi i Shqipërisë kanë ndarë mirënjohje dhe kanë dhuruar Kupën e Pavarësisë.

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...