Thaçi takohet me Mogherinin, flasin për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynihut.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Thaçi ka thënë se Brukseli tani pret që Kosova ta përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut.

Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...