Ribery afër rikuperimit të plotë, Boateng luan ndaj Arsenalit

PUBLIKUAR

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka dhënë informacione të reja për dy prej lojtarëve të tij të lënduar.

Ribery mund të realizojë rikthimin e tij te Bayern Munichu javën e ardhshme në ndedshjen e Bundesligas ndaj Hamburgut, por Jerome Boateng mund të jetë i gatshëm vetëm për sfidën ndaj Arsenalit.

Të dy lojtarët janë kthyer në stërvitje, por ndeshja e të shtunës ndaj Herthas është shumë afër për ta dhe nuk do të rrezikohen

“Ribery ende po stërvitet individualisht, por mendoj se ai mund të vazhdojë me skuadrën javën e ardhshme. Ai mund të kthehet ndaj Hamburgut ose Schalkes”.

“Boatengu po stërvitet po ashtu me skuadrën, por duhet që t’u shmanget kontakteve fizike. Ai ka nevojë për tri javë për t’u rikthyer”.

“A mund të luajë ndaj Arsenalit? Ne duhet të presim dhe të shohim kur kontakti fizik është i lejueshëm për të. Ai është në formë të mirë, por duhet të presim pak”, deklaroi Carlito.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...