U mbajt mbledhje solemne për nderë të 9-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Për nderë të 9-të vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot në Sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, është mbajtur mbledhje solemne, të cilën fillimisht e ka hapur kryesuesja e kuvendit komunal, Vlora Limani – Hajnuni.
Në këtët rast, kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka thënë se pas gjithë kësaj sakfrifice, kujtojmë të gjithë ata që e bënë të pavdekshëm idealin tonë. Kosovën tonë, të lirë. Unitetin e urtësisë, madhështisë, trimërisë e cila si trini personifikoi figurën e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, dhe çdo perpjekje shekullore e cila u ngrit për popullin shqiptarë për liri dhe pavarësi. E gjitha këto qenë, të prirua dhe të frymëzura nga virtyte të larta të prijsëve tanë, të gjallë dhe të vdekur, vetëm për t’u çlirur nga kthetrat e një pushtuesi famëkeq.
(Fjala e plotë e Kryetari Imri Ahmeti)
E nderuara kryetare e kuvendit komunal, Vlora Limani- Hajnuni
I nderuri kryetar i Bashkisë së Fushë- Arrëzit Z. FRANK TUCI
I nderuari Nënkryetar NDUE DODA
dhe kryetar i Bashkësisë ZEF NDOCI
Të nderuar asambleistë të kuvendit komunal
Organizata te dala nga lufta
familje të dëshmoreve
Përfaqësues të partive politike
Krerë të bashkësive fetare
Përfaqësues të institucioneve të tjera

Të nderuar mysafirë
Gjithë ju qytetarë të komunës së Lipjanit

Sot po festojmë të lirë, shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Duke kujtuar ndjenjat tona të papërshkruara, të vecanta të papërjetura si kurrë më parë.,
sot kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme, që e shenuam me epoken tonë historike, për liri dhe pavarësi.

“ E përbashketa jonë , “ shqiptare” , dje sot dhe neser, do t’i prinë secilës gjeneratë për të ndërtuar shtetin. Për ta dashur shtetin. Për ta bërë shtetin. Ne jemi në ndjekje të ketij kapitulli, ne shpejt do ta shkruajme pavaresinë tonë. Kapitull i munguar i yni, i munguar në ëndrren e çdo shqipëtari”. – ( mesazh i ndarë nga Fehmi Agani- autoritet , udhehqës për themelimin e Pavarësiesë së Kosovës).
Është fragment i shkëputur, ku secila rrugë, ide, mesazh renkonte në kërkim të lirisë. Te secili njeri, nga secila formë a permbajtje. E lira, sa do e vonuar që, ajo zbardhi në sytë dhe zemrat tona, si NJE.
Zonja dhe zoterinjë,
Kujtojmë sot, kur në Kuvendin e Republikes së Kosovës, 17 shkurti i vitit 2008, shënoi kapitullin me të ri, për ëndrrën tonë të vjetër! Të lirë dhe të pavarur.
Pas gjithë kësaj sakfrifice, kujtojmë të gjithë ata që e bënë të pavdekshëm idealin tonë. Kosovën tonë, të lirë. Unitetin e urtësisë, madhështisë, trimërisë e cila si trini personifikoi figurën e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, dhe çdo perpjekje shekullore e cila u ngrit për popullin shqiptarë për liri dhe pavarësi. E gjitha këto qenë, të prirua dhe të frymëzura nga virtyte të larta të prijsëve tanë, të gjallë dhe të vdekur, vetëm për t’u çlirur nga kthetrat e një pushtuesi famëkeq.

– Është gjaku i dëshmorëve dhe martirëve tanë,
është Ushtrima Çlirimtare e Kosovës,
Është forca e aleateve tanë ndërkombëtarë
është populli i Republikës së Kosovës
Fati ynë ishte, për tu çlirur për t’u pavarësuar nga një rimëkëmbje shekullore e cila na roberoi me shekuj të tanë.

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe martirëve,
Kjo është pra epoka jonë e lavdishme- Kosova jonë e lirë dhe e pavarur.
Edhe komuna e jonë i dha me të dashurit e tyre, andaj le t’i kujtojmë gjithe ata burra e gra, që u flijuan për jetësimin e ëndrrës sonë shekullore. Ata janë liria vet, pavarësia, krenaria kesaj dite sublime që perjetohet njejtë sot, e që do të përjetohet përgjithmonë.
Andaj le të ndjehet krenar çdo qytetarë me të arriturat e përbashkëta ne këtë ditë feste!

Ne jemi sot ketu bashkë, për ta fuqizuar e për të përmirësuar jetën eçcdo qytetari pa marrë parasysh, përkatesine etnike, fetare a politike.
Mbetem i perkushtuar, me pergjegjesi per te punuar ne qellim te perbashket, fokusi ynë i përbashket eshte mirëqenja e shtetndërtimi, për të zhvilluar, ndërtuar dhe integruar vendin, njoftoi Komuna.
Sot, e perher, të thërrasim ndërgjegjën,të punojmë e veprojmë paster e pa hile, të denoncojmë te keqen e ta luftojmë negativen, të vlerësojmë realen e te përgjithshmen, jo me inate e fyerje, jo me ndarje por me pajtime, jo iluzione por veprime.
Te nderuar te pranishem
NE duhet të jemi të përgjegjshëm karshi gjakut dhe djersës të gjeneratave të tëra, të cilat luftuan për liri, pavarësi dhe demokraci.

NE duhet t’i qëndrojmë besnik shtetit tonë.
T’ikundërvihemi të keqës.
Të forcojmë të mirën.
Të nderuar të pranishëm URIME 9 vjetori i Pavarësisë të Shtetit tonë, Kosovës së dashur.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...