Shkarkohen dy inspektor në Lipjan

PUBLIKUAR

Dy inspektorët Komunal të Lipjanit janë suspenduar pas ngritjës së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Bëhet fjalë për inspektorët B.K dhe D.A.

I kontaktuar Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka konfirmar këtë duke thënë se ky vendim është në përputhje me dispozitat ligjore.

“Dy inspektor janë shkarkuar pas ngritjes së aktakuzës ndaj dyre” tha Ahmeti për LipjaniNews.

Bëhet e ditur se ky vendim është marr dje.

Ditë më herët Prokuroria Speciale kishte njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit Shukri Buja dhe nëntë zyrtarëve të tjerë për dhënie e marrje ryshfeti.

/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...