“Dybala është Messi i ri”

PUBLIKUAR

Maurizio Zamparini, presidenti i Palermos, mendon se ylli i Juventusit, Paulo Dybala është sikurse legjenda e Barcelonës, Lionel Messi

“Kushdo që kritikon Messi është i çmendur. Ne po flasim për Messin e ri (Dybalan). Ai do të bëhet një lojtar si Messi dhe ai është tashmë në atë nivel”, ka deklaruar  Zamparini  për Tuttosport.

Zamparini  e kishte shitur Dybalan një Juventus, në verën e vitit 2015, për 40 milionë euro. Por, tani mendon se çmimi i argjentinasit është katërfishuar, përcjell Express.

“Unë do të them se ai vlen 140  ose 150 milionë euro. Ashtu siç thashë, ai është Messi i ri. Unë kam thënë se ai është i destinuar të bëhet një yll që kur mbërriti në Palermo në vitin 2012”, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...