Fitim Selimi “Gëzuar e me shëndet në këtë festë!”

PUBLIKUAR

Fitim Selimi, Kryetar i AAK-së në Lipjan ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Pavarësisë Kosovës.

Përmes këtij urimi ai ka thënë se dita e pavarësimit është përmbushje është realizim, është arritje e mbijetesës së merituar njerëzore e kombëtare. Është kjo, fund i nënshtrimit e robërisë, është kulmim me liri e me Shtet.

Postimi i plotë nga Selimi…

Nuk është e zakonshme dita e sotit, s’ është kjo vetëm një qast!
Dita e pavarësimit është përmbushje është realizim, është arritje e mbijetesës së merituar njerëzore e kombëtare.
Është kjo, fund i nënshtrimit e robërisë, është kulmim me liri e me Shtet.
Të gëzohesh e të festosh sot, është respekt, përfillje për kohën me mund e sakrificë, për njerëzit që ate e bënë, për përkushtimin e për gjakun në themel të saj.
Kontributi për këtë arritje e për këtë vlerë, niveli i përfilljes së saj duke përkujtuar e gëzuar me të drejtë e krenari, pa veprimin e duhur aktiv, pa punë të vazhduar, e pa përkushtimin e sinqeritetin për ta ndertuar e fisnikëruar ate, s’mbetet veqse emocion, veqse një qast, veqse datë e ditë e shenuar në kalendar.
Të festosh sot, mbi të gjitha duhet ta meritosh atë, duke qenë apo duke u bërë pjesë e ndërtimit në vazhdim.
Shpërputhja midis perkushtimit për të festuar dhe atij ndërtues s’është veqse demagogji, sabotim tradhëti e rrënim i Lirisë dhe Shtetit!
Lum për ata që e meritojnë të festojnë!
Gëzuar ! (sic) shkruan ai./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...