Sabit Pacolli, Kryetar i AKR-së në Lipjan ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës veqanarisht të Lipjanit me rastin e Pavarsisë së Kosovës.
“Duke kujtuar të gjithë ata që ranë dëshmorë për atdhe, duke kujtuar të gjithë mësuesit që dhanë kontribut gjatë luftës, të gjithë ato gra e burra që kontribuan në shtet ndërtimin e Kosovës, duke falur bit më të mirë e më të mira të tyre, ne sot gëzojmë lirin e gëzojmë pavarësinë”, thuhet në urim.
“Sot 9 vite më parë Kosova morri frymë lirshëm, u bëmë shteti më i ri në botë, një shtet i cili kishte shumë sfida para vetës, përgjatë këtyre viteve ne arritëm ti përmbushim shumë obligime që kishim ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Po jo kaq, neve na pret edhe një punë më e madhe drejt bashkimit evropianë, dhe këtë do të bëjmë së bashku.
Faleminderit të gjithë atyre që na mundësuan ta presim këtë ditë, deri tek Arritja e liria dhe pavarësia ishte shumë e vështirë, por po kaq sfidues është edhe ndërtimi i shtetit modern siç është Kosova”, thuhet më tej.
“Të dashur miq, Me fat që e pritëm, obligim ta ruajmë e ta zhvillojmë. Urime 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!”, përfundon Pacolli
/LipjaniNews.com/


