Rinia e AAK-së në Lipjan nëpërmjet një proteste simbolike, shprehën revoltën e tyre me gjendjen aktuale në Kosovë

PUBLIKUAR

Në prag të shënimit të nëntë vjetorit të Pavarësisë së vendit, kryesia e forumit rinor të AAK-së në Lipjan, nëpërmjet një proteste simbolike, shprehën revoltën e tyre me gjendjen aktuale në Kosovë.
“Nëpërmjet pamfletave në të cilat thuhet se “ Viktimat kërkojnë dënimin e kriminelëve”, të cilat u vendosën nëpër shumë pjesë të qytetit të Lipjanit u shpreh qartë zhgënijmi të cilin po e përjeton populli i Kosovës edhe 17 vjet pas luftes, me mos zbardhjen e fatit të të pagjeturve, mos dënimin e kriminelëve të luftës dhe ndalimet apsurde që i’u bëhen heronjëve të Kosovës të cilët u dëshmuan në çdo kohë”, njoftoi AAK-Lipjan.


Ky aktivitet u zhvillua në koordinim me nivelin qëndror të ARK-së.

16729399_1315001438548198_764355916894018440_n

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...