Kryetari Ahmeti mbështet krijuesit e rinjë

PUBLIKUAR

Në orët e mbrëmjes në biblitotekën e qytetit të Lipjanit, Kryetari i Komunës Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës përmbledhje të pikturave nga krijuesja Valentina Marevci kushtuar 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka uruar krijuesen për punimin e këtyre pikturave, duke i ofruar në të njejtën kohë edhe mbështetje institucionale me qëllim të ngritjes së kulturës artistike në Lipjan, njoftoi Komuna.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të aktiviteteve festive të cilat po zhvillohen nën kujdesin e Kryetarit Imri Ahmeti për nderë të 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...