Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e plotë të serbëve nga Kosova për kandidaturën për President të Republikës së Serbisë për hir të mbijetesës sonë dhe krijimin e kushteve më të mira të jetesës, ka thënë, Branimir Stojanoviq, zëvëndëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, si pjësë e Listës Serbe
Stojanoviq, theksoi se “për serbët në Kosovë dhe Metohi është me rëndësi të madhe që Republika e Serbisë është vend i qëndrueshëm dhe i forte”, raporton Blic.
“Është e nevojshme që Serbia të jetë e qëndrueshme dhe e fortë, për të vazhduar në rrugën e zhvillimit dhe reformave, dhe e gjithë kjo është e mundur vetëm në qoftë se Aleksandar Vuçiq do të jetë President i Republikës së Serbisë. Prandaj, jo vetëm Komitetet partisë SNS nga Kosova, por edhe shumica absolute e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Metojihi do të mbështesin politikën e Aleksandar Vuçiq, që do të tregohet në mënyrë të qartë në zgjedhje”, tha Stojanoviq.
Ai tha se Serbia më në fund ka lëvizur përpara dhe tani nuk mund të ndalet, ndërsa rruga për ecjen përpara, siç ka thënë ai, mund të sigurohet vetëm nga Aleksandar Vuçiq./GazetaExpress/.


