Ajo çfarë po bën Ronaldo një ditë do t’i kushtojë rëndë Realit (Video)

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë temë diskutimi për gjestet që bën gjithmonë pas golave që shënojnë bashkëlojtarët

Në sfidën kundër Napolit, ku Cristiano Ronaldo nuk shënoi gol, por dhuroi një asist, iu gëzua golit të Karim Benzemas në një mënyrë që mund ta kishte mashtruar gjyqtarin, shkruan Gazeta Express.

Cristiano festoi golin e Benzemas duke ngritur lartë dorën ashtu siç bëjnë mbrojtësit kur kërkojnë pozicion jashtë loje. Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo i gëzohet golave të bashkëlojtarëve në këtë mënyrë, e që mund ta mashtrojë gjyqtarin anësorë.

Kjo mënyrë e festimit të portugezit është bërë temë diskutimi në mediat spanjolle, derisa gjatë ditës së mbrëmshme filluan talljet me portugezin në rrjetet sociale ku shkruanin: “Ronaldo kërkoi pozitë jashtë loje te goli i Benzemas”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...