Cavs, Golden State dhe Spurs fitojnë me lehtësi

PUBLIKUAR

Kampionët Cleveland Cavaliers kanë kaluar pa probleme sfidën ndaj Indiana Pacers me rezultat 113-104, teksa San Antonio Spurs bëri harakiri me Orlandon me rezultat 107-79. Golden State po ashtu nuk kishte probleme me Sacramenton që e mposhti me rezultat 109-86.

Më i miri te Golden State ishte Klay Thompson me 35 pikë të realizuara, pasuar nga Kevin Durant me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Te Cavs shkëlqeu LeBron James i cili regjistroi 31 pikë, pesë kërcime, katër asistime dhe një top të vjedhur, teksa u ndihmua nga Kyrie Irving me 26 pikë dhe Kyle Korver me 22 pikë.

Te San Antonio nuk ka pasur nevojë të luajë minuta të plota superylli Kaëhi Leonard, pasi ai realizoi 22 pikë e pesë kërcime, një asistim, dy topa të vejdhur dhe një bllokadë, teksa Aldridge shtoi 23 pikë.

Cavaliers mbetet lider në konferencën lindore, teksa Golden State udhëheq konferencën perëndimore.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...