Nesër lëshohen për qarkullim autobusët e rinj, udhëtimi falas

PUBLIKUAR

Ndërmarrja publike e Komunës së Prishtinës, Trafiku Urban nesër do të lëshojë në qarkullim autobusët e rinj.

Autobusët e shumëpërfolur 10-të prej të cilëve kanë ardhur në Prishtinë qe dy muaj, do të lëshohen në qarkullim për qytetarët e Prishtinës më 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë , raporton lajmi.net

Këtë informacion për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi. “Nesër më 17, dhe udhëtimi është falas tërë ditën”, është shprehur Vraniqi për lajmi.net

Në dhjetor të viti 2016 kompania “Iveco”, kishte sjellë në Prishtinë 10 autobusët e parë. Ndërkaq 15 autobusë kanë arritur në fillim të muajit shkurt.

Vraniqi ka thënë që autobusët nuk kanë mundur të lëshohen në qarkullim pasi është dashur të kryhen disa procedura teknike për ta. “Arsyet pse nuk kanë dalë është procesi i homologimit, sigurimit dhe regjistrimit të tyre”, u shpreh zëdhënësi i Komunës së Prishtinës .

Trafiku Urban nëpërmjet një kredie prej 10 milionë euro të marrë nga BERZH-i ka blerë nga kompania çeke “Iveco” 51 autobusë.

Deri më tani në Prishtinë kanë arritur 25 sosh, kurse muajve në vijim pritet të vijnë edhe 26 tjerë. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...