Bella Hadid vjen e zhveshur në setin e ri bardh e zi (Foto)

PUBLIKUAR

Bella Hadid ka vetëm një vit që është bërë modele e njohur, mirëpo nuk e ka problem që të heqë rrobat kur të jetë nevoja.

20-vjeçarja ka pozuar e zhveshur para fotografit Mario Sorrenti për revistën V Magazine.

Ish-e dashura e The Weeknd dukej tejet joshëse në fotografitë bardh e zi, në të cilat e ka mbuluar gjoksin.

Njëherësh, Bella nuk ka përdoruar makijazh të tepruar në setin e ri fotografik. Po ashtu edhe flokët e saja nuk ishin rregulluar aq shumë, pasi fokusi kryesor ka qenë që të vihet në pah fytyra e saj e bukur dhe linjat trupore.

Botimi i ri i V Magazine del në shitje më 9 mars, ndërsa fotografimi është bërë për të nderuar fushatat reklamuese të Calvin Klein nga vitet e nëntëdhjeta.

Pjesë e këtyre reklamave nga vitet e nëntëdhjeta ka qenë edhe Kate Moss, asokohe në moshë shumë të re. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...