Haradinaj insiston: Ushtria të bëhet me ligj nëse Lista Srpska nuk e jep pëlqimin

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës ka miratuar mbrëmë një rezolutë për ushtrinë e Kosovës e cila vetëm konfirmon se shumica shqiptare nuk do të veprojë njëanshëm për ta transformuar FSK’në. Aty thuhet se ushtria do të bëhet në bashkëpunim me SHBA’të dhe NATO’n. Por, deputeti i AAK’së Daut Haradinaj nuk ka hequr dorë ai thotë se nëse nuk bindet Lista Srpska për të dhënë pëlqimin për ndryshimet kushtetuese që çojnë në formimin e ushtrisë, atëherë ushtria duhet të bëhet vetëm nëpërmjet ligjit

Pas rezolutës së mbrëmshme, transformimi i FSK’së në Ushtri ka mbetur i paqartë.  Ende nuk dihet se a do të bashkëpunojë Lista Srpska me Qeverinë për të bërë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se pa Listën Srpska nuk mund të krijohet Ushtria, duke shtuar se nga tani do e rrisin presionin ndaj Qeverisë për të gjetur një formë si të dilet nga kjo situatë.

Haradinaj ka thënë për Gazetën Express se nëse ekzekutivi nuk arrin ta bindë Listën Srpska për gjetjen e një forme për krijimin e Ushtrisë, atëherë të sillet në Kuvend draft-ligji që e ndryshon mandatin e komisionit.

“Konsideroj se kemi bërë presion mbi institucionet vendore ose përgjegjëse, në këtë rast mbi ekzekutivin që sa më shpejtë të gjendet forma se në cilin drejtim duam të shkojmë”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo, themelimi i Ushtrisë së Kosovës, edhe pas rezolutës se mbrëmshme, nuk duket se do të ndodhë aq shpejtë, siç kanë dashur krerët e shtetit.

“Nuk e kisha caktu kohë, por do të bëjmë presion permanent mbi Qeverinë që ajo sa më shpejtë t’i procedon në Kuvend e në cilëndo formë që e kanë arrit në përfundim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se dje deputetët e Kuvendit e kanë dhënë kontributin e tyre, “të gjithë deputetët, pa dallim. Ne tani do të bëjmë presion permanent mbi Qeverinë”./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...