Kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me ndërmarrësit e industrisë së drurit në fshatin Greme të Ferizajit.
Veseli tregon se ka dëgjuar këshillat e tyre për zhvillimin e kësaj industrisë.
“Sot dëgjova ndërmarrësit e Gremes, këtij fshati udhëheqës në industrinë e drurit në vend. Shumë të vlefshme këshillat e dëgjuara drejtpërdrejt nga qytetarët se si e shohin ata zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.




