Maurizio Sarri do të bëjë lojë sulmuese në Santiago Bernabeu
Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadra e tij nuk do të mbrohet në Santiago Bernabeu. 58 vjeçari tha se do të hyjë në këtë ndeshje me formacion sulmues, ashtu siç luajnë gjithmonë.
“Në këtë ndeshje do të hyj me formacion sulmues, në ndërkohë do të kujdesemi edhe për repartin defensivë”, tha fillimisht Sarri, i cili shtoi: “E dimë tashmë se kush është Reali dhe sa vështirë është të përballeni me ta”.
“Kanë shumë talente në skuadër, me të cilët është e vështirë të përballesh. Ata mund të vendosin ndeshjen çdo moment dhe nuk mund t’i ndalësh. Nuk mund të bëni asgjë kur përballeni me talent të vërtetë”, theksoi mes tjerash Sarri. /Express/


