Deputetët: Ideja e Thaçit mbetet veç ide

PUBLIKUAR

Ideja e presidenti Hashim Thaçi për të iniciuar pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve u kundërshtua ashpër nga deputetët e dy taborëve, nga ish-guerilët e UÇK-së dhe familjet e të pagjeturve. Sipas tyre, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve kurrë nuk do të ketë pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Vetë Thaçi këtë iniciativë e quajti të vonuar

Iniciativa e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ta themeluar një komision për të vërtetën dhe pajtimin mes shqiptarëve e serbëve konsiderohet i paefektshëm, sidomos pasi autoritetet serbe vazhdojnë t’i fshehin gjurmët për zhdukjen edhe të 1600 kosovarëve. Po ashtu, deputetë nga pozita e opozita, njëherësh ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vlerësuar se më mirë do të ishte të zbardheshin vrasjet e pasluftës sesa të themelohej komisioni në fjalë.

Ndërsa përfaqësuesit e familjeve të zhdukura thonë se kurrë nuk do të ketë pajtim me serbët pa u zbardhur fati i më të dashurve të tyre.

Këto reagime u dhanë vetëm dy ditë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë nismë e ka cilësuar si të vonuar, megjithatë, siç është shprehur ai, Republika e Kosovës është shteti i parë në Ballkan që ka ndërmarrë këtë iniciativë. /Zeri

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...