Enrique merr përgjegjësin për humbjen nga PSG

PUBLIKUAR

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, e ka marrë përgjegjësin për debaklin e pësuar nga Paris Saint-Germain
Paris Saint-Germain e ka tronditur Barcelonën. Parisianët e kanë mposhtur gjigantin nga La Liga me rezultat 4:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i ekipit nga Camp Nou, Luis Enrique e ka pranuar se PSG ishte superiore ndaj tyre, derisa e  ka marrë përgjegjësin për debaklin e pësuar.

“Është e thjeshtë, kundërshtari ka qenë superior me top dhe pa top. Ata kanë fituar duele, ata kanë qenë më efektive dhe rezultati pasqyron në mënyrë të qartë se çfarë ndodhi në fushë. Unë nuk mendoj se unë duhet të shpjegojë shumë”, ka deklaruar Enrique.

“Le të mos e humbni kohën me tema të tilla, ky është një sport emocionuese dhe ka gjithmonë komplikime. Përgjegjësia është e imja”, ka theksuar Enrique. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...