Ahmetaj: Demarkacioni të përfundojë sa më parë

PUBLIKUAR

Ministrja e sapoemëruar e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave do të jetë prioriteti primar i saj gjatë këtij mandati.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që një nga kriteret e liberalizimit të vizave, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë sa më parë dhe të mos ketë ngecje të mëtutjeshme.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ahmetaj ka premtuar se një rëndësi të madhe do t’i kushtojë edhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), agjendës për reforma evropiane si dhe anëtarësimit të Kosovës në programet e Bashkimit Evropian.

Ajo është zotuar se përvojën dhe njohuritë do t’i vë në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...