Manchester City fitoi këtë javë me rezultat 0-2 ndaj Bournemouth, por ndeshja vazhdon të komentohet për gjestin e madh të Pep Guardiolas.
Tekniku spanjoll në fund të takimit takoi lojtarin kundërshtar Harry Arterin për ta ngushëlluar.
Mesfushorit i kishte vdekur vajza në vitin 2015 dhe Pep e ngushëlloi dhe ia uroi lindjen e fëmijës tjetër këtë javë.
Aktualisht City renditet në vendin e dytë në Ligën Premier më 52 pikë, tetë më pak se Chelsea.
Ky gjest është ppërshëndetur nga të gjithë në rrjetet sociale dhe media. /Telegrafi/


