​10 futbollistët më të shpejtë në botë (Foto)

PUBLIKUAR

Gareth Bale është futbollisti më i shpejtë në botë

Të jesh i shpejtë në futboll nuk garanton ndonjë sukses të madh, por ka shumë rëndësi në lojën se si po zhvillohet sot në botë.

El Pachuca në Meksikë ka bërë një studim për të mësuar se kush janë 10 futbollistët më të shpejtë në botë, ku më i shpejti ka dalë ylli i Real Madrid, Gareth Bale.

Uellsiani ka një shpejtësi prej 36.90 km në orë, duke lënë mbrapa vetës Orlando Berrio të Kolumbisë me 36 km në orë.

Antonio Valencia është vetëm i katërti me 35.10 km në orë, ndërsa në top 10 janë edhe Cristiano Ronaldo që renditet i shtati me 33.6 dhe Leo Messi që është i nënti me 32.5 km në orë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...