Pepe Reina ka thënë se ai respekton çdo lojtarë të Real Madridit
Portieri i Napolit, Pepe Reina ka dhënë një intervistë për El Laguero, ku ka folur për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli ka befasuar kur është pyetur për Ronaldon, Bale dhe Benzema, pasi ka zgjedhur Lucas Vazquez.
“Ronaldo, Bale apo Benzema? Kam shumë respekt për Lucas. Çdo lojtar i Realit ju imponon respektin. Ata në çdo moment mund të ndryshojnë ndeshjen dhe nuk janë vetëm Modric, Casemiro, Ramos, Kroos, por edhe Marcelo e Carvajal. Është skuadër shumë e kompletuar dhe vështirë të përzgjedhësh vetëm një”, tha Reina.
Kujtojmë se Real Madrid dhe Napoli do të takohen nesër (e mërkurë) në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Express/


