PDK e para, LDK, VV, AAK, SL në kuvend, AKR mbetet jashtë

PUBLIKUAR

download
Prishtinë, 26 qershor – ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, sot në orën 15 shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të Kosovës, që u zhvilluan më 8 qershor.

Sipas këtyre rezultateve, PDK ka marrë numrin më të madh të votave: 222,181, ose 30,38 për qind të atyre që morën pjesë në votim, ndërsa ndiqet nga LDK me 184, 596, përkatësisht 25,24 për qind, Vetëvendosja me 99,397 vota, ose 13.59%, AAK me 69,793 vota, ose 9.54%, Srpska Lista me 38,199 vota ose 5.22% dhe Nisma me 37,68 vota ose 5.15% të numrit të atyre që morën pjesë në votim. AKR përfundimisht mbetet jashtë Kuvendit.
Ja edhe lista:

1. PDK, PD, LB, PSHDK, PKK, 222,181 30.38%
2. LDK 184,596 25.24%
3. LVV 99,397 13.59%
4. AAK 69,793 9.54%
5. SL 38,199 5.22%
6. NISMA 37,68 5.15%
7. AKR 34,170 4.67%
8. KDTP 7,424 1.02%
9. VAKAT
10. PDS 5,973 0.82%
11. PDAK 3,335 0.46%
12. NDS 2,837 0.39%
13. KTAP 2,349 0.32%
14. PLE 1,960 0.27%
15. PDP 1,787 0.24%
16. PAI 1,583 0.22%
17. IRDK 1,456 0.20%
18. CDU
19. KZG 1,193 0.16%
20. PF 1,142 0.16%
21. SDA 1,096 0.15%
22. BJL 860 0.12%
23. HASAN GASHI 775 0.11%
24. PZG 754 0.10%
25. BSDAK 702 0.10%
26. KNRP 645 0.19%
27. PRBK 642 0.09%
28. SLS 379 0.05%
29. SD 325 0.04%
30. LGTSH 243 0.03%

Kryetarja e KQZ-së, Daka, njoftoi se nga ky moment nis periudha 24 orësh për ankesa të subjekteve të pakënaqura, ose me dyshime në këto rezultate
.

SHIKO MË SHUMË

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...

SHSKUK: Bllokohen 1,432 njësi të produktit medicinal në Mitrovicë, në pritje të analizave laboratorike

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një postimi në Facebook, ka...