Rashic: Lista Serbe së shpejti do të kthehet në institucione

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, ka bërë me dije se është çështje ditësh kur deputetët e komunitetit serbë do të kthehen në institucionet e Kosovës.

“Negociatat e Listës serbe me qeverinë e Kosovës janë në fazën finale.  Mesazhet nga presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa janë mesazhe të qarta. Të gjithë ne e duam stabilitetin. Në ditët në vijim do të flasim me më shumë dinamikë”, ka thënë Rashic për RTK-në.

Sipas tij, problemi që u zgjidh për Murin në Mitrovicë është dëshmi për bashkëpunim.

Rashiq tha se Asociacioni do të krijohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Duhet kohë për të krijuar asociacionin, pasi që duhet përgatitur edhe statutin”, ka theksuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...